Dhjetëra të vdekur nga i nxehti
Kanada-Tridhjetetre vetë kanë vdekur nga një valë e te nxehtit që ka përfshirë pjesën jugore te provincës Kuebek të Kanadasë.
Moti i nxehtë ka nisur të premten e kaluar me temperatura deri në 35 gradë Celsius dhe lagështi të madhe.
Numri i të vdekurve është rritur çdo ditë këtë javë, ndërsa shumica e viktimave janë të moshës 50 deri në 80 vjeç.
Vala e nxehtësisë është më e keqja që ka provuar provinca në dekada, thanë zyrtarët. Zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të pinë sa më shumë ujë dhe të qëndrojnë në hije.
“Po bëjmë gjithçka të mundur”,
tha kryetarja e Montrealit, Valerie Plante./REL