Dhjetra autobusë me protestues nga rrethet drejt Tiranës
Shumë qytetarë nga rrethet kanë udhëtuar që në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga opozita ditën e sotme. Përveçse me autobusë protestuesit janë nisur edhe me mjete të vogla drejt kryeqytetit.
Ndërkohë sipas drejtuesve të opozitës nëpër rrethe, shumë njerëz kanë udhëtuar drejt kryeqytetit që ditën e djeshme. Sipas Partisë Demokratike, raportohet se drejt Tiranës janë nisur më shumë se 50 mijë qytetarë.
Deri tani nuk është raportuar ndonjë incident dhe prezenca e punonjësve të policisë ka qenë e madhe.
/abcnews.al