Dhjetra të vrarë në një tempull në Irak


Dhjetra të vrarë në një tempull në Irak

12:40 08/07/2016

Të paktën 35 persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 50 të tjerë janë plagosur, pas sulmeve kamikaze në një tempull Shia në qytetin Balad të Irakut.

Sipas BBC, të paktën 1 kamikaz u vetëhodh në erë jashtë muzoleumit të Sayid Mohammed bin Ali al-Hadi, para se një tjetër të hapte zjarr në drejtim të besimtarëve.

Një tjetër kamikaz mësohet se u vetëhodh në erë në mesin e turmës që po vraponte për të shpëtuar.

Sipas raportimeve paraprake, dyshohet se pas sulmit në Balad qëndron i ashtuquajturi Shteti Islamik, megjithatë këta të fundit nuk e kanë marrë ende përsipër.

Mbështetës të ISIS e kanë përshëndetur sulmin në rrjete sociale.

Besimtarët mësohet se po festonin fundin e muajit të Ramazanit kur tempulli u sulmua.

Kamikazi i parë shpërtheu në një treg në hyrje të tempullit, ndërsa një kamikaz i tretë u vra nga autoritetet përpara se të aktivizonte eksplozivin që mbante në trup.

Sulmi vjen vetëm 4 ditë pasi atij në Bagdad, 70 kilometra në jug të Balad, ku ISIS shkaktoi 292 viktima. Ky konsiderohet si një ndër sulmet më vdekjeprurës që prej vitit 2003./tvklan.al






Të ngjashme