Dhoma me pamjen më të bukur
Padyshimi që kjo është dhoma me pamjen më të bukur që keni parë.
Një dhomë pa mure dhe pa tavan, poshtë qielli, në aplet e Zvicrës. Ky është koncepti i ri i për një dhomë hoteli i zhvilluar nga “Null Stern” në bashkëpunim guidën profesionale vendase, Daniel Charbonnier. Një eksperienë unike që të fton mes gjelbërimit të maleve Graubünde, rreth 1900 metra mbi nivelin e detit dhe që kushton rreth 193 euro për natë. Orenditë e dhomës janë shumë të pakta, një krevat dhe dy lampa të vogla. I vetmi problem për të shijuar këtë mrekulli? Tualeti... Klientët e kësaj dhome në natyrë duhet të përdorin një tualet publik që ndodhet rreth 10 minuta larg./tvklan.al