Dhuna ndaj biznesmenit, Basha: Dëshmi e sundimit të krimit e të bandave
Për dhunën e ushtruar sot ndaj biznesmenit libanez ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një postim në rrjete sociale, Basha shkruan se dhunimi mafioz që ndodhi sot në mes të ditës, në aksin kombëtar të Rinasit, i investitorit të huaj në një prej projekteve më të mëdha turistike në vend, që sjell zhvillim e vende pune, është dëshmia e gjallë e therëse e sundimit të krimit e të bandave në vend.
Kjo është dëshmi e krimit dhe bandave të Edi Ramës,
shkruan Basha,
që e kanë kthyer territorin në parajsën e kanabisit, që vendosin gjoba ndaj biznesit, që janë mbi ligjin dhe kanë mbështetjen e vazhdueshme qeveritare.
Sipas kreut të PD, goditja mafioze e investitorit, kërcënimi i tij me jetë nëse nuk largohet është ngjarja më e rëndë që mund të ndodhë për ekonominë e rendin.
E megjithatë
, thotë ai,
Edi Rama ka heshtur, ka mbyllur sytë, me një qëndrim njësoj kriminal.
“Kjo dëshmon qartë se është në krah të krimit, të bandave, të mafias dhe se ai vetë qëndron në krye të kësaj piramide. Por kjo piramidë e krimit do të bjerë duke nisur nga nesër në Dibër. #Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”,
e përfundon reagimin e tij kreu i opozitës./tvklan.al