Dhuna ndërpret takimin Besa – Bylis
Dhuna po kthehet gjithmonë e më shumë problem në futboll. Ndeshja e Kategorisë së Parë mes Besës dhe Bylisit është ndërperë në minutën e 75’, pasi tifozët lëshuan sende të forta në drejtim të gjyqtarëve. Fillimisht u godit anësori dhe më pas nuk u kursyen as gjyqtarët e tjerë.
Ata u larguan me vështirësi nga fusha në drejtim të ambienteve të brendshme të stadiumit të Kavajës. Tifozët nuk u ndalën edhe pse hyri policia në fushë.
Futbollistët e Besës u përpoqën më pas të mbulonin gjyqtarët që rrezikoheshin nga sende e hedhura nga mbështetësit e tyre. Një tjetër shfaqje dhune që pritet të merret në shqyrtim nga komisioni i disiplinës.
Kjo sfidë e Grupit B ishte tepër e rëndësishme për garën drejt Superligës, ku pretendentët janë pikërisht Bylis dhe Besa.
Tv Klan