Dhuna në ambientet shkollore


Dhuna në ambientet shkollore

15:51 29/01/2014 DHUNA_SHKOLLAThuajse gjysma e nxënësve që frekuentojnë sistemin parauniversitar në Shqipëri ndihen të pasigurt kur janë në mjediset shkollore. Shifra alarmante vjen nga anketimi i kryer nga inspektoriati shtetëror i arsimit qe nxjerr në pah se 42% e nxënësve kanë frikë për atë çka mund t’ju ndodh në shkollë, ndërsa 28% pohojnë se janë përfshirë në konflikte me njëri tjetrin.

Situata alarmante për shkak të konflikteve  dhe pasiguria që shoqëron nxënësit çdo ditë në procesin mësimor pohoet edhe nga vetë Ministria e Arsimit.

E përballë këtij alarmi, Ministria Lindita Nikolla e sheh zgjidhjen me anë të edukimit të brezave.

Sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë , gjatë vitit 2012, numri i të miturve 14-18 vjeç në kontakt me ligj dhe të dënuar nga sistemi i drejtësisë ishte rreth 800, ndërsa në vitin 2011 numri i të burgosurve të mitur ishte rreth 656.





Të ngjashme