Dhuna në familje 11 viktima në 9 muaj


Dhuna në familje 11 viktima në 9 muaj

15:54 03/11/2017 https://youtu.be/2vnj-M8yPM8

Dhuna në familjet shqiptare ka shënuar 11 viktima vetëm gjatë 9 muajve të parë të këtij viti.

1940  persona kanë kërkuar urdhër mbrojtje, nga 3400 rastet që janë përballur me këtë fenomen.

Nisur nga këto shifra alarmante  MinistrIa e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka propozuar disa ndryshime në ligjin “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Ogerta Manastirliu “

Vendimi i gjykatës për nxjerrjen e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes do të jetë i formës së prerë dhe nuk mund të ankimohet. Gjykata do të duhet të vendosë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes brenda 15 ditëve nga regjistrimi I kërkesës”.

Në të njëjtën kohe për viktimat e dhunës në familje do të ofrohet asistencë ligjore dhe çdo shërbim ekspertize falas, fatura e të cilave do t’i kalojë për shlyerje dhunuesit.

Tv Klan






Të ngjashme