Dhuna në familje: Burri rreh gruan dhe djalin; 30-vjeçari nënën
Dhuna në familje vazhdon të mbetet shqetësim për shoqërinë shqiptare. Vetëm gjatë ditës së djeshme dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit.
54-vjeçari Faik Çela, banues në fshatin Ngurrëz e Madhe të Lushnjës është arrestuar pasi ka dhunuar prej kohësh bashkëshorten e tij. Dhunës nuk i ka shpëtuar edhe djali 15-vjeçar.
Ndërkohë Visar Kulari, 30 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” në Fier është arrestuar për dhunë në familje. Arrestimi i tij u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, shtetases R.K, 67 vjeçe. /tvklan.al