Dhuna në ndeshjen e basketbollit
Incidentet në sfidën më të rëndësishme të kampionatit të basketbollit, mes Vllaznisë dhe Tiranës pritet të shqyrtohen nga Komisioni i Disiplinës. Raporti i të dërguarit të Federatës do të përcaktojë përgjegjësit për ngjarjet josportive të së premtes së kaluar.
Për shkak të dhunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, sfida u ndërpre për disa minuta, ndërsa gjyqtarët përjashtuan 4 lojtarë nga të dy ekipet.
Momenti që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte përplasja mes lojtarit të Tiranës, Erkand Karaj dhe trajnerit të Vllaznisë, Bledar Gjeçaj. Incidenti mes tyre u shua vetëm me ndërhyrjen e basketbollitëve dhe stafeve teknike. Komisioni i disiplinës pritet të marrë një vendim para sfidave të javës së shtatë. Superliga kryesohet nga Tirana me pikë të plota, që synon titullin kampion.
Tv Klan