Dhuna të heq të drejtën e prindërimit


Dhuna të heq të drejtën e prindërimit

13:46 31/05/2016

Dhunimi i fëmijëve do të t’ju kushtojë heqjen e të drejtës së prindërimit.

Ky është një nga risitë e parashikuara në Ligjin për të Drejtat e Fëmijëve, që Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi e prezantoi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të Drejtat e Fëmijëve, në prani të përfaqësuesve nga 9 ministri të linjës.

Duke synuar parandalimin e dhunës fizike dhe psikologjike kundrejt fëmijëve, ligji i ri detyron të gjithë profesionistët, duke filluar nga mësuesit, psikologët e shkollave, punonjësit e sistemit shëndetësor, apo të përkujdesjes së fëmijës, që të raportojnë çdo rast të dyshuar apo të ndodhur të abuzimit me fëmijët.

Tv Klan






Të ngjashme