Dhunë gjatë tubimit të “Lega Nord” në Milano


Dhunë gjatë tubimit të “Lega Nord” në Milano

00:01 26/02/2018

Forcimi i pozitave të nacionalistëve dhe neofashistëve ka tensionuar skenën politike italiane. Përleshje pati sërish në tubimin elektoral të Lega Nordit në Milano, ku mbështetës të grupimeve të majta u përpoqën të pengojë aktivitetin e tyre, siç kanë bërë edhe në qytete të tjera gjatë gjithë fushatës.

Megjithatë Mateo Salvini, sekretari i përgjithshëm i Lega Nordit që synon edhe postin e kryeministrit

nëse qendra e djathtë fiton zgjedhjet bëri një betim të veçantë duke mbajtur në duar një rruzare.

“Me qeverinë tonë, për të korruptuarit, korruptuesit, mafiozët e kamorristët, përgjigjja është vetëm burgu”.

Ndërsa në Romë u zhvillua pa incidente një manifestim anti-fashist, ku morën pjesë rreth mijëra njerëz. Pjesëmarrës në manifestim ishin edhe kryeministri Paolo Gentiloni e pararendësi i tij Mateo Renzi. Nga qendra e majtë u paralajmërua se nuk do të ketë koalicion për një qeveri që do të përfshijë edhe nacionalistët e Lega Nordit.

Një javë para zgjedhjeve të 4 Marsit, qendra e djathtë e kryesuar nga Forza Italia e ish-kryeministrit Silvio Berluskoni kryeson me rreth 35%. Ndërsa qendra e majtë renditet e treta me rreth 28% pas lëvizjes 5 yjet.

Tv Klan






Të ngjashme