Dhunë në familje/ Disa të arrestuar, mes tyre edhe një turk
Një turk është vënë në pranga pasi akuzohet për dhunë në familje.
Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në pranga kanë rënë Suleyman Bakgor, 50 – vjeç, lindur dhe banues në qytetin Zile, Turqi dhe banues përkohësisht në lagjen “Xhevdet Nepravishta“, Lushnje.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e hënë, rreth orës 12:00, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, 31 – vjeçares Sh.Sh.
Por ky nuk është rasti i vetëm i dhunës në familje i raportuar gjatë ditës së sotme.
Në pranga gjithashtu kanë rënë edhe dy persona të tjerë, të cilët akuzohen për të njëjtën vepër penale.
Policia e Fierit ka arrestuar 45 – vjeçarin Ardian Gjika, banues në fshatin Gracalli, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe babait të tij, 41 – vjeçares L.Gj dhe 76 – vjeçarit T.Gj.
Ndërsa në Divjakë u arrestua 37 – vjeçari Ardian Maçi, banues në fshatin Çermë. Arrestimi i tij u bë pasi ish-bashkëshortja, 33 – vjeçare, E.T, banuese në fshatin Dushk të Lushnjes, e ka denoncuar atë në polici për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj fëmijëve të saj A.M dhe M.M.
Edhe në Krujë policia ka arrestuar 56-vjeçarin Kujtim Vogli. Ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij E.V. 56 vjeçe./tvklan.al