Dhunë në familje, në pranga dy persona


Dhunë në familje, në pranga dy persona

08:32 22/07/2016

Dy persona kanë rënë në pranga pasi akuzohen për dhunë në familje. Sipas policisë së Fierit është arrestuar Adrian Kapaj, 37 vjeç, banues në lagjen 15 Tetori Fier.

Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Zhupan, Fier, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjete të forta xhaxhain e tij me iniciale P.K, 57 vjeç, banues në këtë fshat.

Gjithashtu është vënë në pranga Kujtim Dyrmishi, 42 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier. Ky person ishte shpallur në kërkim nga Policia e Fierit pasi kishte ushtruar dhunë në familje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën “Dhunë në familje.”/tvklan.al






Të ngjashme