Protestat për Jeruzalemin, 1 i vdekur
Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit dhe për të zhvendosur aty ambasadën ka sjellë viktimën e parë. Një palestinez ka mbetur i vrarë nga përplasjet me ushtrinë palestineze.
Bilanci i të plagosurve ka shkuar në të paktën 270 si pasojë e përleshjeve në Jeruzalemin Lindor të populluar nga myslimanët, por edhe në qytete të tjera të Bregut Perëndimor. Protesta përpara përfaqësive diplomatike të Shteteve të Bashkaura ka patur në shumë qytete të mëdha të botës islame. Më mijëra njerëz protestuan para konsullatës amerikane në Stamboll. Në Egjipt, iu vu flaka flamujve amerikanë e izraelitë. Manifestime ka pasur deri në Indi, Pakistan e Malajzi. Mohamed Al-Ghoul, zv. Kryetar i Komitetit për të Drejtat e Njeriut në parlamentin egjiptian, bëri thirrje që vendet arabe të bëjnë të njëjtën gjë. Pra të zhvendosin ambasadat e tyre në Palestinë po në Jeruzalem. Ai ka kërkuar që të gjitha vendet arabe të njohin me ligj shtetin palestinez dhe të hapin selitë në qytetin e shenjtë. Këshilli i Sigurisë në Kombet e Bashkuara po zhvillon një mbledhje të jashtëzakonshme ku po diskutohet situata në Jeruzalem dhe mbarëvajtja e marrëveshjes së paqes mes Izraelit dhe Palestinës. Tv Klan