Dhunë në ndeshjen Këlcyra-Maliqi
Goditet me grusht lojtari, kërcënohet trajneri
Dhuna në futbollin shqiptar vijon në kategoritë e ulëta.
Në ndeshjen mes Këlcyrës dhe Maliqit e vlefshme për grupin B të Kategorisë së Dytë ka patur përplasje mes kapitenit të Këlcyrës, Kule, i cili pasi është ndëshkuar me karton të kuq ka tentuar të godasë trajnerin e Maliqit, Egli Malësija.
Në fund të këtij takimi një futbollist i Maliqit është goditur me grusht dhe raportohet se i është drejtuar ndihmës së specializuar mjekësore.
Tv Klan