Dhunë në startin e Kampionatit
Degjeneroi në dhunë ndeshja e parë e kampionatit mes Skënderbeu dhe Partizanit të premten në Korçë. Mungesa e policisë në ambientet e brendshme të stadiumit bëri që tifozët të zbrisnin në fushën e lojës duke hedhur në drejtim të njëri-tjetrit sende të forta dhe gurë.
Nuk munguan edhe të lënduarit, ndërsa situata shtrëngoi gjyqtarin Eldorjan Hamiti të ndërpriste sfidën deri sa gjendja të qetësohej.
Vetëm ndërhyrja e forcave të policisë që ishin jashtë stadiumit vendosën rregullin. Forcat e rendit këtë sezon nuk do të jenë të pranishëm në brendësi të stadiumit ku do të qëndrojë siguri private.
Një nisje e shëmtuar e kampionatit që pritet të ketë edhe pasoja për përgjegjësit. Ndeshja hapëse në fund u fitua nga Skënderbeu me rezultatin 1 – 0.
Tv Klan