Dhunë para Parlamentit


Dhunë para Parlamentit

20:00 26/02/2019

Protesta e opozitës para parlamentit degjeneroi në dhunë. Mbështetësit e saj u mblodhën para godinës së seancave teksa brenda mazhoranca po diskutonte dy ligjet për strukturat mbeshtetëse të dy organeve të drejtesisë.

Provokimet nisën që herët, me hedhjen e shashkave, vënie zjarri e hedhje tymuesesh drejt forcave të rendit.

Por pas fjalimit të drejtuesve të opozitës, ata iu drejtuan hyrjes.

E çanë kordonin e parë të uniformave blu, por u përballën më pas me forcat speciale, që hodhën gaz lotsjellës.

Gazi kapi edhe drejtuesit e opozitës.Policia iu drejtua disa herë me megafon protestuesve që të mos ushtrojnë dhunë.

Lulzim Basha bëri edhe njëherë thirrje për rrëzimin e kësaj qeverie për të shkuar në zgjedhje të lira e të ndershme.

Pavarësisht përplasjes, protestuesit nuk u tërhoqën, duke u rikthyer bashkë me drejtuesit e opozitës para ambienteve të Kuvendit, ku pas 3 orësh fjalime mazhoranca me 72 vota miratoi ngritjen e strukturave të Këshillit të lartë të Prokurorisë dhe Gjyqësorit.

Për kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ngritja e dy strukturave të reja të drejtësisë ishte dhe shkaku i protestës së dhunshme të opozitës.

Balla përjashtoi mundësinë që zgjedhjet lokale të qershorit të shtyhen

“Kush ka dyshime se nuk do zhvillohen zgjedhjet në 30 Qershor, e ka shumë gabim.

Protesta e opozitës u mbyll me përfundimin e seancës plenare. Teksa falenderoi mbështetësit, kreu demokrat Basha deklaroi se opozita nuk njeh më as parlamentin dhe as qeverinë, duke bërë thirrje për mosbindje civile.

 

Tv Klan






Të ngjashme