Dhunimi i biznesmenit, shoqërohen në polici 9 persona
9 persona janë shoqëruar deri më tani nga policia, lidhur me ngjarjen e ditës së sotme në Rinas, ku mbeti u dhunuar një biznesmen i huaj. Me anë të një njoftimi për mediat, policia sqaron se po punohet intensivisht për të zbardhur këtë ngjarje.
Njoftimi i policisë:
Lidhur me ngjarjen e ditës sotme, ku në kryqëzimin e Laknasit me rrugën e Rinasit, ku u përplasen mjetet, tip “Volksëagen” dhe “Mitsubishi” dhe për pasojë u lënduan nga dhuna dhe më pas u dërguan për ndihmë mjekësore shtetasi E. M drejtues mjeti, si dhe pasagjeri, shtetas i huaj rezident në Shqipëri me inicialet F.M sqarojmë se:
Po vijon intensivisht puna për zbardhjen e kësaj ngjarje, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e autorëve.
Në këtë kuadër, Forcat e policisë të Drejtorisë Vendore të Tiranës, në bashkëpunim me forcat policore të Drejtorisë Vendore Durrës, deri tani kanë bërë shoqërimin e 9 personave, lidhur me këtë ngjarje, të cilët po merren në pyetje nga oficerët e krimeve.
Vazhdon puna në bashkëpunim nga të dy Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë e Durrës për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tvklan.al