Dhunimi i deputetit të PD, Patozi – Bashës: Qetësoji “trimat” o i vetëngrirë!


Dhunimi i deputetit të PD, Patozi – Bashës: Qetësoji “trimat” o i vetëngrirë!

18:04 09/07/2017

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike që u tërhoq nga gara pas mospërmbushjes së kushteve, Astrit Patozi ka komentuar dhunën ndaj kolegut Bedri Hoxha në Burrel.

Hoxha u dhunua mesditën e sotme nga persona të paidentifikuar para se kryetari i “ngrirë” Basha të takohej me simpatizantë të PD-së në Pallatin e Kulturës.

Patozi tha se “nuk dua të merrem me autorin dhe as me arsyet e tij, por më bën përshtypje cinizmi i kryetarit të vetëngrirë, i cili po kërkon një mandat te ri, pasi na çoi në greminë elektorale.”

Postimi i plotë i Patozit:

QETËSOJI “TRIMAT” O I VETËNGRIRË!

Kolegun Bedri Hoxha e qëlluan dje pak përpara takimit të Lulzim Bashës në Burrel. Nuk dua të merrem me autorin dhe as me arsyet e tij, por më bën përshtypje cinizmi i kryetarit të vetëngrirë, i cili po kërkon një mandat te ri, pasi na çoi në greminë elektorale. Ai nuk ka thënë ende asnjë fjalë për incidentin e rëndë, por është mjaftuar me një thirrje për qetësi gjatë takimit, a thua se ishin sharë dy fëmijë me njëri-tjetrin në oborrin e shkollës.  

Bedri Hoxha është deputet i Partisë Demokratike në dy legjislatura, por me sa duket për Lulzim Bashën ai është një kundërshtar për t’u goditur, për sa kohë nuk gjeti një minutë  për ta pyetur se çfarë ndodhi. 

Kjo e shpjegon me mirë atë magjinë e natës së listës, kur Lulzim Basha nuk ka qene i motivuar për ata që do sillte atje, por ka qene i ngazëlluar për ata qe do të hiqte. Njeri prej tyre ka qene edhe kolegu Bedri Hoxha. 

Por tani që e keqja u bë, pyetja qe te vjen ndërmend është se si ka mundësi që në fushatën tonë njëmujore nuk patëm asnjë incident të vetëm me socialistet e Edi Ramës?

Vertetë është me i keq Bedriu, se sa ata qe, sipas Lulzim Bashës, na kane vjedhur dhe blerë votat prapë me 25 qershor? 

Duke shprehur solidaritet të plotë me Bedri Hoxhvn për agresionin e neveritshëm kundër tij, ftoj publikisht Lulzim Bashën të qetësojë “trimat” , që e kanë marrë në mbrojtje, ndërkohë qe nuk po e sulmon kush. Ngjarja e shëmtuar e Burrelit është një arsye me shumë se perse Lulzim Basha nuk mund të jetë me kryetar i Partisë Demokratike, sepse ai veçse i dëmton dhe i ndan demokratet.

/tvklan.al






Të ngjashme