Dhunohen punonjësit e OSHEE, denoncohet debitori


Dhunohen punonjësit e OSHEE, denoncohet debitori

12:55 14/07/2017

Dy punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike janë dhunuar dje në Ksamil nga një debitor.

Sipas OSHEE, punonjësit Elton P. dhe Qani S. po kontrollonin subjektet private debitore. Ata hasën në kundërshtinë e abonentit me iniciale E.L. Ky i fundit është denoncuar në policia nga OSHEE.

Ky është rasti i dytë brenda 24 orëve, ku punonjës të OSHEE ndalohen të ushtrojnë detyrën e tyre, në zbatim të ligjit. Në Belsh të Elbasanit, ndaj punonjësve tanë u qëllua me çifte nga një debitor, edhe pse ishte njoftuar disa herë.

“OSHEE dënon me forcë ngjarjet e ndodhura dhe pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga debitorë që nuk duan të zbatojnë lidhin për pagesën e faturave të energjisë, apo të vjedhësve, Kompania nuk do të ndalë kontrollet deri në vendosjen e plotë të ligjit dhe respektimit të barabartë nga të gjithë, pa asnjë dallim dhe përjashtim”,

thotë OSHEE.

/tvklan.al






Të ngjashme