Dhunohen seksualisht 3 vajza të Qendrës Rezidenciale


Dhunohen seksualisht 3 vajza të Qendrës Rezidenciale

14:16 19/05/2016

Tre vajza të mitura të moshës 6, 11 e 12 – vjeçe, që jetojnë në Qendrën Rezidenciale në Shkodër janë abuzuar seksualisht.

Nga hetimet e kryera, akt – ekspertimi ligjor i kryer në Tiranë, ka dalë në pah se ndaj këtyre të miturve ka pasur abuzime seksuale. Kjo ka ardhur si shkak i neglizhencës së punonjësve të kësaj Qendre.

Në këtë Qendër Rezidenciale janë 35 fëmijë, prindërit e të cilëve nuk kanë mundësi t’i rrisin dhe që janë marrë nën kujdesin e Shërbimeve Sociale. Një nënë, që ka 3 vajza në këtë Qendër shprehet e shqetësuar pas lajmeve që ka dëgjuar.

Drejtori i Institucionit, Gëzim Mahmutaj shprehet se kjo çështje është në hetim nga Prokuroria e Shkodrës.

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi tha se Shërbimi Social prej disa vitesh ka raportuar problematikat e kësaj Qendre, që dëshmojnë se nuk janë respektuar standardet.

Sipas tij, do të jenë hetimet ato që do të nxjerrin përgjegjësit për këtë ngjarje. 

Ky është rasti i dytë i abuzimit në këtë Qendër.

Tv Klan






Të ngjashme