Dhunohet për vdekje 19-vjeçari shqiptar


Dhunohet për vdekje 19-vjeçari shqiptar

15:22 25/05/2017

Trupi i një 19 – vjeçari shqiptar u nxorr nga ujërat e një liqeni në qytetin Erbach të Gjermanisë. Xhoi Musaj, i cili prej vitesh jetonte në Gjermani, është dhunuar për vdekje nga persona ende të paidentifikuar dhe më pas është hedhur në ujërat e një liqeni të zonës.

Në deklaratën e Policisë dhe Prokurorisë Gjermane thuhet se i riu shqiptar ishte viktimë e një krimi të dhunshëm. Pas autopsisë rezultoi se 19 – vjeçari Xhoi Musaj ka humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda, të shkaktuara nga dhuna.

Autoritetet thanë se trupi i të riut ka qëndruar për një kohë të gjatë në ujë dhe identifikimi ishte i vështirë si fillim. Sipas mediave gjermane, policia vendase, ka kërkuar bashkëpunimin e autoriteteve shqiptare për të dhëna shtesë mbi viktimën. 3000 euro janë vënë në dispozicion nga Policia Gjermane për këdo që do të japë informacione mbi të riun dhe të kaluarën e tij.

/TV KLAN






Të ngjashme