Dhunohet zyra e Partisë Balli Kombëtar (13 Nëntor 2000)


Dhunohet zyra e Partisë Balli Kombëtar (13 Nëntor 2000)

15:01 13/11/2000

Funksionarët e Partisë Balli Kombëtar kanë denoncuar sot një vjedhje në zyrat e partisë së tyre. Gjatë natës së mbrëmshme, dera e zyrës së tyre është shqyer dhe janë vjedhur kompjuteri, printeri dhe fotokopja. Ndërsa materialet e tjera si dhe arka e lekëve nuk janë lëvizur.

Sot në mëngjes kanë qenë punonjëset që kanë lajmëruar policinë për ngjarjen e ndodhur. Ekspertiza në vendngjarje e cilësoi dëmin e vjedhjes me shumën 2.5 mijë dollarë. Ende nuk janë gjetur autorët e vjedhjes si dhe po punohet për të zbuluar të gjitha hollësitë për zbardhjen e çeshtjes./tvklan.al






Të ngjashme