Dhunoi bashkëshorten, ndalohet 29 – vjeçari
Një 29 – vjeçar është ndaluar nga efektivët e policisë së Lushnjes pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i ndaluari është Skënder Cerria, banues në lagjen “20 Tetori”.
Ai mësohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht gruan e tij, 25 – vjeçaren me iniciale F.C. Ndaj Cerrias rëndon akuza për veprën penale “Dhunë në familje”. /tvklan.al