Dhunoi fëmijët e mitur, pranga babait


Dhunoi fëmijët e mitur, pranga babait

10:57 13/08/2016

Një 45 – vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy fëmijëve të tij.

Burime zyrtare bëjnë me dije se i ndaluari është Agim Lushaj. Sipas policisë, Lushaj ka ushtruar dhunë fizike ndaj fëmijëve të mitur A.L, 15 – vjeç, dhe A.L, 14 – vjeç.

Gjithashtu, për bashkëshorten e tij E.Lushaj është plotësuar edhe kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të Menjëhershëm të Mbrojtjes./tvklan.al






Të ngjashme