Dhunoi kunatin, arrestohet 42-vjeçari në Durrës
Një 42-vjeçar në Durrës është vënë në prangat e policisë së këtij qyteti. Autoritetet sqarojnë se kanë arrestuar 42-vjeçarin me iniciale M.A., i cili akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.
42-vjeçari akuzohet se ka dhuruar kunatin e tij, 52-vjeçarin me iniciale B.M., të cilin e ka goditur me sende të forta në kokë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Hamallaj dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën./tvklan.al