Dhunoi mjekët në Vlorë, arrestohet 26-vjeçari


Dhunoi mjekët në Vlorë, arrestohet 26-vjeçari

14:14 07/10/2021

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi akuzohet për veprën penale  “Goditje për shkak të detyrës”.

Policia në një njoftim për mediat sqaron se në pranga ka rënë Xh. K., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka dhunuar mjekët e poliklinikës në lagjen “Hajro Çakërri”.

Lidhur me këtë ngjarje materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme./tvklan.al






Të ngjashme