Dhunoi nënën dhe motrat, pranga 19-vjeçarit
Ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës dhe motrave të tij, policia e qytetit të Lushnjes ka vënë në pranga një 19- vjeçar.
Igli Abdurramani, banues në fshatin Kamçisht, Lushnje është arrestuar, pasi dhunonte vazhdimisht nënën me inicialet H.A, 54 vjeçe, si dhe dy motrat O.A, 27 vjeçe dhe F.A, 23 vjeçe.
Gjithashtu u riu gjatë debateve ka thyer xhamat e dritareve të banesës./tvklan.al