Dhunoi seksualisht në plazh të miturën, në kërkim i riu


Dhunoi seksualisht në plazh të miturën, në kërkim i riu

09:25 20/05/2016

Një 31-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Divjakës. I riu nga fshati  Xeng, me inicialet Sh.P në datën 5 maj të këtij viti ka përdhunuar një të mitur.

Viktimë e dhunës seksuale është vajza me inicialet L.N. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi i Divjakës”.

Mbi 31-vjeçarin rëndon akuza e marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur. Kanë qenë prindërit e vajzës ata që  e kanë denoncuar në polici.

/tvklan.al






Të ngjashme