Dhunoi seksualisht një italiane, si ra në pranga shqiptari


Dhunoi seksualisht një italiane, si ra në pranga shqiptari

18:05 04/05/2020

Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane. 28-vjeçari akuzohet për dhunë seksuale, plagosje dhe kanosje. Identiteti i të riut nuk bëhet i ditur, por mediat italiane kanë treguar se si ra në pranga 28-vjeçari.

Mësohet se denoncuese e tij ka qenë vetë gruaja që ai dhunonte. Ajo ka telefonuar shërbimet e emergjencës për të treguar se kishte qenë viktimë e dhunës seksuale.

Viktima ka treguar se është dhunuar nga një i njohur dhe vazhdimisht kërcënohej nga ky person. Ajo kishte vendosur të denonconte dhunën falë djalit të saj të mitur./tvklan.al






Të ngjashme