Dhunoi të vëllain, arrestohet
Një person është arrestuar nga policia e qytetit të Fierit, pasi akuzohet per dhunë në familje. Në pranga ka rënë Krenar Qalliaj, 46 vjeç, banues në Lalar, Fier.
46 vjeçari u arrestua, pasi në banesën e tij në fshatin Lalar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij, 52 vjeçarit me L.Qallia,j banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”.
/tvklan.al