Dhunon gruan pak ditë pas martesës, familjarët e kërcënojnë me jetë
Një 22-vjeçare e cila është martuar këtë verë është dhunuar nga bashkëshorti vetëm disa ditë pas martese.
Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show”, djali kishte dhunuar vajzën pasi mendonte se ajo e tradhëtonte edhe pse e linte atë gjithë ditën në shtëpi.
Gazetari raporton se vajza është kthyer në shtëpinë e prindërve të saj me shenja dhune, ndërkohë familjarët kanë kërcënuar me jetë ish-dhëndrin.
“Një 22-vjeçare u martua këtë verë me një djalë të cilin familja e saj nuk e pëlqente për shkak se jetonte në një qytet tjetër dhe kishin tradita të tjera. Por, gjithsesi familja e martoi vajzën e cila në fundjavë është kthyer në shtëpinë e prindërve me shenja dhune në trup. Djali e kishte dhunuar pasi mendonte se ajo e tradhëtonte edhe pse e linte atë gjithë ditën në shtëpi. Familja e vajzës pas ngjarjes ka kërcënuar me vrasje djalin”,
raportoi gazetari.
/tvklan.al