![](https://i0.wp.com/prova.tvklan.al/wp-content/uploads/2016/09/ee.jpg?fit=480%2C360&ssl=1)
Dhunon mësuesen, arrestohet 17-vjeçari
Elbasan – Një 17-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka goditur një mësuese.
Sipas policisë, në pranga ka rënë, P.XH, 17 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi tij u bë gjatë ditës së djeshme, pasi dyshohet të ketë goditur mësuesen e një shkolle, shtetasen K.M, 35 vjeç, banuese në Elbasan.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”./tvklan.al