Dhunonte gruan, 34-vjeçarit i gjenden dy kallashnikovë dhe 100 fishekë
Policia ka arrestuar një 34-vjeçar për dhunë në familje, të cilit ju gjetën edhe armë e municione. Ai është Martin T. nga Divjaka.
Ndaj tij kishte bërë denoncim bashkëshortja me iniciale M.P, thotë policia, e cila ishte dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga burri.
Gjatë kontrollit në banesën e 34-vjeçarit, uniformat blu i gjetën atij edhe 2 kallashnikocë, 2 karikatorë dhe 100 fishekë. Martin T. akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
/tvklan.al