Dhunonte gruan, i gjendet edhe një pistoletë
Një 50-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I arrestuari me iniciale D.P. dhunonte fizikisht bashkëshorten në banesë.
Gjatë kontrollit, atij iu gjet edhe një pistoletë me 21 fishekë. Policia thotë se armën e mbante pa leje. 50-vjeçari akuzohet për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
/tvklan.al