Dhunonte sistematikisht prindërit, pranga djalit


Dhunonte sistematikisht prindërit, pranga djalit

13:10 08/07/2016

Një 37 – vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit për akuzën e dhunës në familje.

Daniel Tafa, nga fshati Çipllakë, sipas policisë, ushtronte dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të përsëritur ndaj prindërve të tij, babait 63 – vjeçar me iniciale A.T dhe nënës 56 – vjeçare me iniciale V.T.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Dhunë në familje”./tvklan.al






Të ngjashme