Dhunonte vazhdimisht 3 fëmijët dhe gruan, pranga babait 36-vjeçar
Një 36-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Divjakë për dhunë në familje. Ai është Xhevair Prendi, banues në këtë qytet.
Burime zyrtare thonë se Prendi dhunonte në mënyrë të vazhdueshme fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij 35-vjeçare, M.Prendi, si dhe 3 fëmijët e tyre.
/tvklan.al