Dhurata e Bleonës për 1 Qershorin


Dhurata e Bleonës për 1 Qershorin

18:09 01/06/2016

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ditën e sotme ka bërë një dhuratë  të veçantë për festën e 1 Qershorit.

Artistja, nuk është ndalur në një status në Facebook apo në Instagram, por ka vendour që të dhurojë gjak për fëmijët talasemik, duke u dhuruar atyre mundësinë për të jetuar.  

“Ky ishte 1Qershori im, në ndihmë të kauzës për fëmijët talasemikë. Nëse të gjithë fëmijët në botë kërkojnë në këtë ditë dhurata, fëmijët talasemikë e vetmja gjë që kërkojnë është gjaku… Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për ta, ndaj ndihmo edhe ti”,

është apeli që bën këngëtarja në profilin e saj në Instagram./tvklan.al

 






Të ngjashme