Dhurata e dasmës i merr jetën dhëndrit
Një i ri dhe gjyshja e tij u vranë në Indi, kur një dhuratë për dasmë shpërtheu, ndërkohë që të sapomartuarit po e hapnin.
Nusja u plagos rëndë nga shpërthimi i së premtes në shtetin lindor të Odishës, tha policia.
Soumya Sekhar dhe Reema Sahu u martuan më 18 Shkurt dhe e morën “dhuratën” në pritjen e tyre të dasmës disa ditë më vonë.
Ajo ishte në fakt një bombë dhe nuk kishte adresën e dërguesit, tha policia.
Pakoja shpërtheu sapo iu hoq mbështjellësja. Sahu dhe gjyshja e tij 85-vjeçare, Jemamani Sahu vdiqën nga lëndimet në një spital.
Motivi i ngjarjes nuk është i qartë, tha policia, por dyshojnë se është kryer nga dikush në zonë./tvklan.al