Dhurata speciale për të vegjlit e prekur nga tërmeti


Dhurata speciale për të vegjlit e prekur nga tërmeti

19:34 20/12/2019

Veliaj: Jam krenar që fëmijët e Tiranës iu bashkuan nismës

Fëmijët e zonave të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit kanë marrë këtë fundvit dhuratat më speciale të përgatitura nga bashkëmoshatarët e tyre në Tiranë.

Dhjetra makina u nisën nga kryeqyteti me pakot e operacionit “Kutia” të mbushura me dhurata nga vetë fëmijët.

“Jam shumë i lumtur që fëmijët e Tiranës i kanë përgatitur dhuratat me gjithë zemër. Jo vetëm që kanë vënë në kuti gjëra të vogla, stilolapsa, lodra, doreza, kapuça, por mbi të gjitha kanë vënë një pjesë të zemrës së tyre. Ndaj, sot jam krenar për të gjithë djemtë dhe vajzat e Tiranës, që kanë bërë të lumtur kaq shumë fëmijë”, tha kryebashkiaku Veliaj.

Fëmijët e kryeqytetit iu përgjigjën thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës për t’u bërë pjesë e “Operacionit Kutia”. Secili prej tyre përgatiti dhuratën për fëmijët e zonave që u dëmtuan më rëndë nga lëkundjet e tërmetit të muajit të shkuar.

Tv Klan






Të ngjashme