Dhuratat dhe suveniret për festat, çfarë zgjodhën shqiptarët këtë fundvit (24 Dhjetor 2000)
Dhurata e Vitit të Ri mbetet surpriza e fundit për këto ditë. Midis ecajakeve dhe vështrimeve në stendat e vitrinave të bie në sy patjetër çmimi. Në ndryshim me një vit më parë, ulja e kësaj radhe është më e vogël. Ndërsa të pandryshueshme në çmim kanë mbetur suvenirët duke qenë se zgjidhen dhe pëlqehen më shumë.
Por, kureshtarë në çmim kanë patur dhe dyqanet e veshjeve pasi edhe këtu mund të zgjedhësh një dhuratë të bukur për festë.Më tepër se cilësia dhe pamja, qytetarët dyzohen nga çmimi. Kështu sipas qytetarëve, festa e Vitit të Ri e kthyer tashmë në një traditë për shqiptarët nuk mund të kuptohet pa një kujtim, qoftë ky suvenir apo kartolinë./tvklan.al