Dhuratat luksoze që Drake po koleksionon për gruan e ardhshme


Dhuratat luksoze që Drake po koleksionon për gruan e ardhshme

07:45 11/04/2020

Tre vjet më parë, Drake zbuloi në një intervistë se do të koleksiononte çanta të firmës Birkin për gruan me të cilën do të martohet. Dhe me sa duket, reperi e ka mbajtur fjalën edhe sot e kësaj dite.

Revista ‘Architectural Digest’ ka bërë publike disa prej pamjeve të shtëpisë që tij. Në to shfaqet rezidenca luksoze në Toronto që ngjan më tepër si një pallat sesa shtëpi. Ajo që bie në sy janë aksesorët luksozë Hermes në gardërobën 2-katëshe të Drake.

Dhe e veçanta e gjithë kësaj është se ai ka rafte plot me çanta Birkin në të majtë. Bëhet fjalë për aksesorë të rrallë dhe ndër më të shtrenjtët në botë, me çmime që variojnë nga 40,000 deri në 500,000 Dollarë secila. Pra nuk mbetet gjë tjetër, por lum ajo që do të bëhet nusja e Drake.

Klan Plus






Të ngjashme