Dhuratat që nuk duhet t’i bëni kurrë për festat e fundvitit
Dhjetori është muaji i shumë festave, ku nuk mungojnë dhe dhuratat për miqtë, kolegët, familjarët si dhe për të partnerin. Por, shpesh herë të bësh një dhuratë duhet të mendohesh mirë, pasi përveç shpenzimeve duhet që dhe personi të ndihet i kënaqur dhe i vlerësuar. Sipas “Daly Mail”, këto janë disa nga dhuratat që iu duhet të shmangni për festat.
Parfumi
Përveç se është një ndër dhuratat më të shpeshta, por nuk mungojnë dhe rastet kur lindin keqkuptimet, pasi siç dihet parfumi është personal dhe secili ka preferencat e veta. Prandaj sigurohuni mirë që t’i dini preferencat e personit që ia dhuroni.
Shalli ose kravata
Janë dhuratat më të zakonshme dhe mbajnë vendin e parë për “banalitetin”, nëse do ta quanim kështu. Pothuajse të gjithë pa përjashtim kemi dhuruar dhe kemi marrë një dhuratë të tillë dhe për këtë fakt, ato janë kthyer në dhurata klishe.
Qirinjtë
Qirinjtë, edhe pse gjatë festave janë shumë të pranishëm, nuk janë një dhuratë e bukur apo e vlerësuar nga të gjithë. Për disa mund të jetë një dhuratë tepër e rafinuar dhe për disa të tjerë diçka shumë qesharake dhe e paktë.
Një film në DVD
Sot, me zhvillimin e teknologjisë, pothuajse të gjithë mund të shohin filmin më të fundit në saj të faqeve të ndryshme në internet. Ndaj të dhurosh një DVD është e kotë.
Një pajisje elektroshtëpiake
Kjo do të ishte një dhuratë shumë e kotë në kuptimin e vërtetë të fjalës, nëse gjyshja, nëna, vjehrra etj., kanë shumë të tilla e nuk kanë nevojë për ndonjë në veçanti. Akoma më keq do të ishte, nëse do t’ia dhuronit një feministeje, e cila do ta shihte si një ofendim ndaj pavarësisë së saj si grua.
Libër
Edhe pse ideja për të dhuruar një libër është gjithmonë shumë e mirë, në rastin e festave të fundvitit përpiquni ta shmangi, pasi për festa askush nuk e ka mendjen për të lexuar.
Çorape
Harrojini, ky do ishte gabimi më i madh i juaji dhe nëse ekziston si mendimi largojeni menjëherë nga mendja. Të dhurosh çorape për festa është një veprim ofendues për tjetrin./tvklan.al