Dhuratat tek Aleanca Franceze (12 Maj 2000)


Dhuratat tek Aleanca Franceze (12 Maj 2000)

15:26 12/05/2000

Shoqata franceze” Miqësi dhe përkrahje” ka dhuruar sot për 10 shkolla të Shqipërisë 10 televizorë sëbashku me video. Kjo dhuratë u jepet mësuesve të gjuhës frënge të këtyre shkollave duke ofruar mundësi vizive për nxënësit. Disa nga shkollat janë të Tiranës ndërsa disa të tjerat janë përkatësisht të rretheve , Berat, Durrës, Fier dhe Shkodër.

Këto dhurata janë ndarë sot në ambientet e Aleancës Franceze në Shkollën e Mesme të Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë ku ka marrë pjesë vetë Ambasadori Francez Patrik Klisman. Në një përshëndetje të shkurtër, Ambasadori Francez në Tiranë ka përshëndetur të gjithë mësuesit e gjuhës frënge si dhe frankofolësit shqiptarë që e respektojnë këtë gjuhë.

Dhuratat kanë vazhduar më tej ku Aleancës Franceze i është dhuruar ky komjuter me printer ku së shpejti do të funksionojë emaili dhe interneti. Kjo dhuratë është bërë nga Ambasada Franceze në Tiranë./tvklan.al






Të ngjashme