Dhurimi i gjakut/ Veliaj: Çdo qytetar t’i bashkohet nismës për të shpëtuar jetë
Thirrjes së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, për të dhuruar gjak iu bashkuan edhe punonjësit e Policisë Bashkiake të Tiranës.
Dhjetëra efektivë vendosën të japin një kontribut për të gjithë ata persona që, në një moment të jetës së tyre, kanë nevojë për gjak.
Nisma u përshëndet edhe nga kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili apeloi që shembulli i Bashkisë së Tiranës të ndiqet edhe nga bashkitë e tjera në vend, duke u bërë pjesë e aleancës për dhurimin e gjakut.
Gjithashtu ai ju kërkoi qytetarëve të bëhen pjesë dhe të dhurojnë gjak për të shpëtuar një jetë.
Tv Klan