Dhuroi dëmshpërblimin për komunitetin, ja çfarë bëri ish i përndjekuri 90-vjeçar për qytetin


Dhuroi dëmshpërblimin për komunitetin, ja çfarë bëri ish i përndjekuri 90-vjeçar për qytetin

14:32 26/03/2018

Ju kujtohet ish i përndjekuri politik, Thanas Dhespo, i cili dhuroi dëmshpërblimin e viteve të burgut në diktaturë për rikonstruktimin e pallatit ku jetonte? Vuajtjet në burgjet e komunizmit i ktheu në forcë dhe humanizëm, duke dhënë shembullin se të jesh qytetar i mirë nuk ka rëndësi mosha dhe as statusi social, por vullneti dhe mirësia për t’i shërbyer qytetit tënd.

Mosha dhe shëndeti nuk ia lejojnë të bëjë realitet shumë dëshira që ka, ndaj për këtë e ndihmon bashkëshortja e tij Nica. I nxitur nga aksioni i Bashkisë Tiranës për mbjelljen e pemëve, kësaj here Thanasi plotësoi edhe dëshirën për të mbjellë dhe ai pemën e vet, si një mënyrë,  jo vetëm për të kontribuar për gjelbërimin e qytetit, por edhe si simbol i përjetësimit.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shkroi këto fjale n Twitter:

“Thanas Dhespo – mbi 90 vjeç – dhuroi gjithë dëmshpërblimin e tij si i përndjekur për të rregulluar pallatin ku banonte në ndihmë të komunitetit të Nj.5. Sot, e shoqja, Nica Dhespo, i plotësoi dëshirën që të mbillte një pemë! Dashuria për Tiranën s’njeh moshë”, shkruan kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në rrjetin social Twitter.

/tvklan.al






Të ngjashme