Dhuruesit e gjakut (14 Tetor 1999)
10 minuta nga koha e lirë dhe 400 mililitra gjak. Kjo është ndihma e mjaft prej qeveritarëve apo pushtetit lokal për dhurim gjaku të nevojshëm në spitalet tona. ” Bëni për të tjerët, atë që të tjerët do dëshironin të bënin për ty”. 10% e gjakut të çdokujt nuk ndihet aspak por për një nevojtare ajo është shumë. Qendra kombëtare e transfuzionit të gjakut hap sot misionin e saj për plotësimin e nevojave të spitaleve tona duke ruajtur shëndetin e dhuruesve dhe grumbullimin e gjakut të sigurt.
Kërkesa për gjak shtohet çdo ditë e më shumë me shtimin e operacioneve trajnimeve të reja në spitalet tona. Spitalet e Tiranës kanë nevojë për të paktën 100 njësi gjaku në ditë. Mesatarisht në Tiranë dhurohen 15-20 njësi gjaku. Nga kjo qendër janë bërë studime dhe krahasime mes dhuruesve me pagëse dhe atyre vullnetarë. Epërsi kanë dhuruesit pa pagesë.
Njerëzit që japin gjakun e tyre dhe marin pagesë prej tij vijnë nga një shtresë e varfër. Sipas Drejtoreshës Tatjana Nurka numri i dhuruesve me pagesë ka rënë për shkak të rritjes së cilësisë së metodave të testimit. Pagesa e dhuruesve është rritur por nuk ka sjellë rritje të dhuruesve të gjakut./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti