Dhuruesit e gjakut konferencë – (13 Tetor 1999)


Dhuruesit e gjakut konferencë – (13 Tetor 1999)

21:34 13/10/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Dhuruesit e gjakut kërcënojnë me tërheqjen e plotë nga ky akt human nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre elementare. Kështu kanë deklaruar sot në një konferencë për shtyp, drejtuesit e shoqatës të dhuruesve të gjakut. Përmirësimi i trajtimit të dhuruesve, aprovimi i statutit, mbrojtja e rreptë e shëndetit të tyre dhe transparenca e plotë e në aktivitetin e qendrave të dhurimit, janë kërkesat e njerëzve që dhurojnë gjak.

Por sipas tyre deri më sot askush nga organizmat përkatëse si Ministria e Shëndetësisë etj, nuk ka përfllur zërin e shtresës më të varfër të popullsisë që dhuron gjak për të jetuar. Në këto kushte dhuruesit e gjakut po braktisin në masë qendrat e dhurimit. Shoqata e dhuruesve të gjakut ka bërë sot paralajmërimin e fundit para marrjes së vendimit ekstrem. Sipas tyre tërheqja totale do të ketë pasoja katastrofike në spitalet tona./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme