Di Maio falënderon Shqipërinë: Mesazh solidariteti


Di Maio falënderon Shqipërinë: Mesazh solidariteti

00:19 31/03/2020

“Së bashku do të kalojmë këtë moment të vështirë”

“Faleminderit!”

Që në nisje të intervistës për emisionin Opinion, ministri i jashtëm Italian Luixhi Di Maio vlerësoi vendimin e qeverisë shqiptare për tëv dërguar 30 mjekë dhe infermierë në vendin e tij.

Kryediplomati italian tha se ky ishte një mesazh solidariteti.

Di Maio thotë se edhe disa vende evropiane kanë treguar mbështetje për luftën e përbashkët ndaj pandemisë, por përplasjet brenda unionit nuk i sheh aq sa të përcaktojnë aleancat e së ardhmes.

Ministri italian thotë se në vendin e tij kanë filluar të japin efekte masat e marra për izolimin e ndalimin e lëvizjes.

Mesazhin e fundit e ka sërish për popullin shqiptar.

“Populli shqiptar, nuk bën përjashtim. Duhet të kuptojë siç ja themi edhe popullit Italian, se qëndrimi në shtëpi po shpëton jetë. Unë e them gjithmonë në Itali, që gjyshërve tanë u është kërkuar të shkojnë në luftë, ne na kërkojnë maskimumi të qëndrojmë në shtëpi. Unë besoj se këtë sforco mund ta bëjmë. Besojuni institucioneve dhe komunitetit shkencor. Më lejoni të falënderoj të gjithë komunitetin shqiptar në Itali. Mund të them se mes anekdotave të kësaj emergjence, është sigurisht edhe ajo e një prej infermierëve shqiptarë që zbriti dje nga avioni dhe nisi të më flasë në gjuhën napoletane, unë jam nga Napoli. Kishte kaluar shumë vite atje dhe ishte një ato pak motive për të  buzëqeshur në këto ditë”.

Tv Klan






Të ngjashme